Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e radhës të grupit parlamentar ku temë e diskutimit ka qenë dekretet e Metës për kthimin e ligjit të noterisë dhe ligjin për kadastrën.
Burime nga mbledhja e PS bëjnë me dije se grupi parlamentar i mazhorancës ka vendosur që të rrëzojë dekretin e Metës për ndryshimet në ligjin e Noterisë, ndërkohë që do të rishikohet ligji për kadastrën për afatet kohore.
Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes kanë qenë diskutimet për buxhetin e arsimit. Mësohet se PS do të rrëzojë iniciativën e LSI, pasi qeveria ka sjellë ndryshimet e saja përmes aktit normativ që do të krijojë mundësinë financiare për kompensimin e tarifave.