Bashkia e Dibrës është fituar nga kandidati i PS Rrahim Spahiu me mbi 67% të votave.
Belinda Balluku, drejtuese politike e PS në Qarkun Dibër, deklaroi se në këtë qark PS ka fituar 4 me 0.
“4 me 0 Qarku i Dibrës, ky ka qenë edhe objektivi ynë. Qarku i Dibrës meriton që të ketë vëmendjen totale të PS dhe qeverisë shqiptare. Dua të falenderoj këtu nga Dibra të gjithë skuadrën e PS por jo vetëm pasi këto vota nuk janë vetëm të PS. Sot në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë. Kjo është një votë plebishitare, popullore”, tha Belind Balluku.