Socialistët mbledhin të enjten Asamblenë Kombëtare. Takimi do të jetë në Pallatin e Kongreseve dhe në mesazhin e shpërndarë për anëtarët e Asamblesë, thuhet se prania është e domosdoshme.
Mbledhja vjen pak kohë para konstituimit të parlamentit të ri. Ndërsa kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrë Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën.
Në fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, të enjten kryeministri Rama tha se kabinetin e qeverisë së re do ta shpallte javën e ardhshme.