Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në Qershor të vitit 2021.
“Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi, nuk do të përmbyllet më 31 Dhjetor 2020, por më 30 Qershor të vitit 2021, afat brenda të cilit ne planifikojmë të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”.
Në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së PS-së, Balla tregoi dhe se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Shkodrës që aktualisht është pa një kryetar.
“Nga strukturat e Partisë kemi marrë një sërë kandidaturash në degën e Shkodrës dhe jemi duke diskutuar. Shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues që të përmbushë pritshmërinë e Partisë Socialiste dhe popullit”.
Balla tha se ndryshimet do të vijnë pas 29 Gushtit.