Sport Pse bën shenjën “304” me duar? Historia prekëse pas festimit të Yamal

Pse bën shenjën “304” me duar? Historia prekëse pas festimit të Yamal

Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është fytyra kryesore e EURO 2024. Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë kompeticionin.

Pak para se të mbushte 17 vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, “fëmija” i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që arriti ndaj Francës në gjysmëfinale.

Mbrëmjen e së martës pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.

Si pjesë e festës së tij, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse. Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturor”.

Yamal u rrit në Rocafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai i Abdul, është një mural i Yamal i veshur me një fanellë të Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.

Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE (Instituto Nacional de Statistic) pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në ekstrem të varfërisë.