Fluturimi i parë i 13 tetorit 2024 të anijes kozmike “Starship” i SpaceX hyn në histori.
Konsiderohet një ndër ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me hapësirën dhe suksesi i provës së pestë hap një kapitull të ri në misionet e ardhshme.
Kompania SpaceX e Elon Musk lëshoi anijen kozmike gjigande në një provë pa ekuipazh, dhe raketa që i dha shtytjen u rikuperua me krahë robotikë gjigantë, ndërsa mjeti hapësinor pasi bëri një trajektore rreth planetit tonë, u rikthye në atmosferë mbi Oqeanin Indian, duke i rezistuar temperaturave deri në 3000 gradë Celcius.
Në krahasim me testet e mëparshme, kjo prove tregoi se përmirësimet teknologjike dhe të inxhinierisë aerospaciale funksionuan në mënyrë të jashtëzakonshme, duke zgjidhur gjithë problemet e mëparshme.
Super Heavy Starship si strukturë përbëhet nga dy stade. Super Heavy është 70 m dhe ka 33 motorë Raptor me metan, ndërsa “Starship”, pjesa e sipërme, është 49 m dhe ushqehet nga 6 motorë “Raptor”.
Të dy stadet janë të projektuar të ripërdoren, njëri për të krijuar shtyrjen e nisjes dhe tjetri për të realizuar misionet, që do të jenë ato që do çojnë njeriun në Hënë e Mars në të ardhmen, ndër idetë më ambicioze të SpaceX.
Në kuadër të misionit Artemis të Nasës, në fund të viti 2026 pritet që Starship, të transportojë në polin jugor të Hënës astronautët, për eksplorimin hapësinor.