Në zgjedhjet vendore të 14 Majit, demokratët e Sali Berishës janë bashkuar në një koalicion me Partinë e Lirisë të Ilir Metës nën emrin “Bashkë Fitojmë”.
I ftuar në studion e emisionit Opinion, Berisha u pyet përse demokratët duhet t’i besojnë llir Metës dhe jo pjesës tjetër të demokratëve të Enkelejd Alibeajt.
IshkKryeministri Berisha e konsideron Ilir Metën si politikan të lirë, ndryshe nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i konsideron “të kapur”.
Gazetarja Gerta Zaimi: Pse elektorati demokrat duhet t’i besojë kësaj aleance dhe mos i besojë faktit që Basha që ka qenë beniamini juaj apo Alibeaj që ka qenë një ish-ministër i juaji, është shumë më tepër demokrat dhe pavarësisht konflikteve që mund të kihen është shumë më tepër brenda Partisë Demokratike se sa aleanca me një Ilir Metë në të cilin juve në shumë faza të politikës ka qenë evidente që ka qenë kundër dhe ka qenë i akuzuar nga ju vetë?
Sali Berisha: Ilir Meta është politikan i lirë, ka marrë vendime kundër Sali Berishës, kundër Edi Ramës. Ka faktuar se është politikan i lirë. Edhe kurthi i fundit që i organizoi Edi Rama, i doli turpi siç e ka, Ilir Meta është njeri i lirë. Nuk është i lirë Lulzim Basha. Duhet të jesh i lirë sepse Lulzim Basha ka dosjen, ajo dosje është 6 vjet burg, sepse Edi Rama me njërin prokuror ja ka mbyll me tjetrin s’ja ka mbyllur. Alibeu po të ishte i lirë del e thotë me im vëlla s’kam asnjë lidhje me të. Por fakti që e fsheh tregon që Edi Rama i di lidhjet. Një njeri që fsheh lidhjet e krimit s’të duhet.