Presidenti Meta u pyet në Open se cila ishte arsyeja që ai ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.
“Nuk një ftesë të veçantë, por ideja është që të ketë një takim me ata që kontribuuan për reformën në drejtësi. S’ka arsye pse të përjashtojmë njeri.
Unë jam president dhe ftoj të gjithë shoqërinë civile”, tha Meta.
“Macroni më tha që s’jam unë bad guy”
Teksa preku sërish çështjen e disa diplomatëve të huaj, që sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje të Ramës, presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi në emisionin “Open” “sulmin” e tyre të përbashkët ndaj Macronit, sa i takon negociatave.
“Po kur dolën të gjithë kundër Macronit. Macroni më tha dhe mua se nuk jam unë bad guy (djali i keq), bëra më të mirën për Shqipërinë, por ata e dinë shumë mirë si është situata reale në Shqipëri.”