Të jesh partia më e madhe dhe më e votuar në zgjedhjet federale gjermane nuk është garanci se do të jesh ti që do të formosh qeverinë.
Në vitin 1969, Kurt Georg Kiesinger i CDU fitoi gati 50% të votave. Ai madje mori një telefonatë urimi nga Richard Nixon, presidenti amerikan në atë kohë.
Por partitë e tjera formuan një qeveri pa të, nën socialdemokratin Willy Brandt. Po kështu në 1976, CDU e Helmut Kohl fitoi pjesën më të madhe të votave, por bashkimi i forcave të SPD të qendrës së majtë dhe FDP liberale formuan një qeveri koalicioni.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Edhe nëse Olaf Scholz i SPD fiton, të Gjelbrit, CDU/CSU dhe FDP mund të formojnë një qeveri pa të. Madje udhëheqësi i CDU-së, Armin Laschet ka kërkuar një mandat nga partia e tij për ta bërë këtë.