Histori Pse Elbasani krahasohej dikur me Mekën

Pse Elbasani krahasohej dikur me Mekën

Sipas Drejtorisë së Arkivave, Elbasani krahasohej me Mekën dikur e kjo për faktin e xhamive të shumta.

Arkivi sjell në foto Xhaminë e Agajit, duke shkruar:

“A e dini se Elbasani dikur cilësohej si një qytet i ngjashëm me Mekën?

Në fund të shekullit XVI në Elbasan numëroheshin jo pak por 46 xhami, të cilat ishin edhe nga më të bukurat e kohës së atëhershme.

Xhamitë e trashëguara në Elbasan janë dy llojesh. Faltore të vogla të ndërtuara me tavan e çati druri, që përbëjnë numrin më të madh të xhamive, dhe xhamitë sulltanore me kupolë, me vlera arkitekturore.

Kjo skicë që arkivi publikon sot i përket Xhamisë së Agajit të Elbasanit”.