Bota Pse është mbledhur e djathta ekstreme e Europës në Spanjë?

Pse është mbledhur e djathta ekstreme e Europës në Spanjë?

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki kryesuan një takim të së djathtës ekstreme të zhvilluar në Madrid, ku e ardhmja e Evropës është  tema kryesore.

Udhëheqës të tjerë të krahut të djathtë evropian, përfshirë Marine Le Pen kandidate për presidente të të Francës, iu bashkuan takimit në kryeqytetin spanjoll të organizuar nga partia Vox.

Mbledhja e liderëve nacionalistë dhe të ekstremit të djathtë synon të vazhdojë punën e nisur në Samitin e Varshavës dhjetorin e kaluar.

“Ne duam të mbrojmë Evropën nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, duke promovuar një alternativë ndaj lëvizjes globaliste që kërcënon Bashkimin Evropian duke sulmuar sovranitetin e kombeve”, shkruan Vox në një deklaratë.

Vox është partia e tretë më e madhe e Spanjës dhe vazhdon të mbledhë mbështetës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

Të pranishëm në samit janë edhe  politikanë të ekstremit të djathtë nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Estonia, Lituania, Rumania dhe Holanda.