Extra Pse fillimisht lexojmë lajmet e këqija dhe (vetëm) më pas të mirat?

Pse fillimisht lexojmë lajmet e këqija dhe (vetëm) më pas të mirat?

Kur lexojmë lajme në gazetë ose në internet, ne jemi më pak të tërhequr nga lajmet e mira, shkruan focus.it.

Përkundrazi, natyrshëm jemi të prirur të lexojmë lajme të këqija, si ato të fatkeqësive natyrore, krimeve apo aksidenteve, sipas një studimi të kryer në universitetin kanadez McGill, në të cilin studiuesit përdorën teknologjinë e gjurmimit të syve për të studiuar se cilat artikuj ishin më të ndjeshëm ndaj njerëzve.

Kjo vëmendje selektive u shfaq në të gjithë vullnetarët e përfshirë nga studiuesit që shqyrtuan zgjedhjet e lexuesve nga 17 vende të ndryshme, të vendosura në të gjitha kontinentet.

Por kjo nuk mjafton: ajo që lexojmë dhe shohim në TV, nga ana tjetër, mund të rrisë paragjykimet tona negative.

“Për shembull, shumë persona kanë frikë nga terrorizmi edhe pse “numri i njerëzve të vrarë nga grupe të armatosura të këtij lloji në 20 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara është më i vogël se numri i amerikanëve që vdiqën në aksidente domestike”, theksojnë  psikologët socialë John Tierney dhe Roy Baumeister.

Në fund të fundit, përqendrimi te problemet fillimisht se sa te lajmet e mira ka shumë përparësi, të tilla si shmangia e humbjeve të mëtejshme, për shembull.

Por sipas Baumeister, duhen të paktën katër lajme pozitive për të na bërë të harrojmë vetëm një negativ.