Zakonisht nuk është ndonjë habi e madhe kur shikon dy gra te të 40-ta teksa buzëqeshin krahë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.
Por, një fotografi e re e Drew Barrymore dhe Cameron Diaz ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Instagram, me ndjekësit që lavdërojnë lëkurën e tyre të dukshme pa injeksione dhe filtra.
Ato përfaqësojnë moshën e tyre me hijeshi, tha një admirues.
Realiteti i hidhur është se ne na pëlqen ideja e origjinalitetit; flokë gri, celulit dhe tipare të tjera që dikur konsideroheshin si shenja të “plakjes” dhe “të papërsosmërisë” dhe kur shohim yje që tregojnë pa problem vijat e buzëqeshjes e rrudhat e ballit, na duket diçka e rrallë. Ne sërish dyshojmë kur një i njohur publikon foto të pa ndërhyra në photoshop.
Pavarësisht nëse e fajësoni Hollivudin apo rritjen e Instagramit, gratë sërish po priren të shfaqin linjat, rrudhat, të metat edhe në moshën e mesme. Pra, ajo që mund të jetë një fotografi e paharrueshme e dy aktoreve është se duket një qëndrim sfidues kundër standardeve jorealiste të bukurisë.
Siç tregon numri i komenteve pozitive në postim, shumica prej nesh vërtetë pëlqen të shoh lëkurë të vërtetë.
Nuk janë vetëm Barrymore dhe Diaz ato që na kanë bërë të flasim kohët e fundit, gjithashtu po çmendemi për Sarah Jessica Parker, Sharon Stone dhe Andie MacDowell , të cilat duken mjaft mirë për moshën e tyre.
Procedurat kozmetike janë bërë një pjesë e zakonshme e rutinës së bukurisë së një gruaje mesatare – më shumë se kurrë në epokën e Zoom.
Diaz, e cila është 49-vjeçe, diskutoi më parë për të provuar një “prekje të vogël” të botox në vitin 2014, por tha se ishte penduar sepse i ndryshoi fytyrën “në një mënyrë kaq të çuditshme”.
“Më mirë të shoh fytyrën time të plaket sesa një fytyrë që nuk më përket mua,” shpjegoi ajo.
Ndërkohë Barrymore, e cila është 46-vjeçe, nuk ka aplikuar asnjë injeksion dhe “do të donte të mos e bënte kurrë”.
Këto gra nuk është se po refuzojnë nga përfitimet e injeksioneve, as nuk i përjashtojnë ato si mundësi, thjesht ato kanë zgjedhur një rrugë që u ofron atyre përbërësin më efektiv ndaj bukurisë: vetëbesimi.
Të mësosh të përqafosh të gjitha proceset e plakjes, rrudhat, ulja e kolagjenit, menopauza, flokët gri; mund të dojë pak kohë, por nëse Cameron dhe Drew janë një shenjë, atëherë është vërtetë e vlefshme.