Sport Pse Harry Kane është lojtari më i pafat në botë?

Pse Harry Kane është lojtari më i pafat në botë?

Një tjetër kompeticion dhe një tjetër zhgënjim për Harry Kane. Qoftë në klub apo në kombëtare, sulmuesi nuk arrin të fitojë gralin e shenjtë…

Është gati 31 vjeç, më shumë se 400 gola në karrierë, një ndër qendërsulmuesit më të mirë të botës, por Harry Kane duket se ndiqet nga një mallkim i vërtetë.

Edhe pse ishte golashënuesi vrastar i Tottenham, ai nuk mundi ta fitonte kampionatin anglez me këtë skuadër.

Për këtë arsye me shumë dëshirë anglezi iu bashkua Bayern Munich në verën e vitit 2023, klub që deri atëherë vijonte të fitonte kampionatin gjerman.

Por në sezonin e parë të tij në Bundesliga me ekipin e rekordeve, Kane nuk e shijoi titullin kampion.

Përtej kampionateve të humbura, Harry Kane ka luajtur në pesë finale: Champions League 2019, Cup League në 2021, Europianin e 2021, Super Cup 2023 dhe finalen e Euro 2024.

Duhet theksuar edhe zhgënjimi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, veçanërisht pasi Harry Kane përfundoi golashënuesi më i mirë në kompeticion.