Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari. Vendi evropian që është në veri të Belgjikës dhe në perëndim të Gjermanisë nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual që e ka marrë nga vetëm një rajon i saj nga 12 rajone që ka, për t’u quajtur thjesht Vendet e Ulëta (Netherland) dhe kjo do të aplikohet në çdo aspekt.
Qeveria e këtij vendi investoi 200 mijë Euro për këtë ndërrim dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të këtij vendi sidomos nga turizmi dhe se është edhe në vetë interesin e qytetarëve.
Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet Vendet e Ulëta në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Hollandë që nuk është emri i një shteti të tërë, por emri dy nga 12 provincave që janë në Vendet e Ulëta; Holanda e Veriut ku përfshihen Amsterdami dhe Harlemi dhe Holanda e Jugut që ka Roterdamin, Hayan dhe Leiden.
Prej 25 vitesh, industria turistike vendosi të promovojë këtë vend si Holanda, por sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, kjo është diçka e çuditshme, pasi promovohet vetëm një pjesë e vogël e Vendeve të Ulëta në bote. Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.
Arsye e tjera që fshihen pas këtij vendimi
Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana. Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.
Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë.