Një fabrikë iraniane prodhon të paktën 2,000 flamuj amerikanë dhe izraelitë në muaj, të cilët shërbejnë për t’u djegur në protesta.
Ky biznes po lulëzon, raporton Reuters, pasi klima është tensionuar pas ekzekutimit të gjeneral Soleimanit.
Fabrika ndodhet në qytetin Khomein, në jug-perëndim të Teheranit, dhe punonjësit e saj i bëjnë flamujt me dorë.
Të paktën 2,000 flamuj amerikanë dhe izraelitë prodhohen çdo muaj, të cilat më pas bëhen hi nga protestuesit nëpër rrugë.