Shëndet Pse kemi dy veshka nëse mund të jetojmë vetëm me një?

Pse kemi dy veshka nëse mund të jetojmë vetëm me një?

Disa organe në trupin tonë janë simetrike, si bajamet, mushkëritë, vezoret, testikujt e tjerë, shkruan focus.it.

Në disa raste, si ai i veshkave, një nga të dyja ka në një farë kuptimi funksionin e një rrote rezervë disi të veçantë.

Çfarë do të thotë kjo?

Nëse të dyja veshkat janë të shëndetshme, ato ndajnë detyrën e pastrimit të trupit.

Megjithatë, në rast se dikush del jashtë funksionit, veshka e shëndoshë mund t’i bëjë vetë të gjitha punët e nevojshme.

Në rastin e veshkës, në fakt, organi i mbetur vetëm pas një transplanti (për një dhurim ose për një sëmundje) kalon në hipertrofi, pra bëhet më e madhe, pikërisht si rezultat i punës së cilës i nënshtrohet.

Pavarësisht kësaj, deri më tani nuk është demonstruar se kjo punë e tepërt e çon veshkën e vetme në ”stres” më të madh sesa ajo kur punojnë të dyja.

Megjithatë, është e qartë se vetëm një veshkë ka një rezervë funksionale të reduktuar, pra nuk ka më një “rrotë rezervë” në dispozicion, në rast nevoje.