Ylli i realy show-t amerikan Kim Kardashian zyrtarisht bëri kërkesë për divorc të martën nga burri i saj, reperi dhe sipërmarrësi Kanye West, raportuan disa media amerikane, pas muajsh spekulimesh në lidhje me një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm.
Çifti u martua në 2014 dhe ka katër fëmijë për të cilët Kim Kardashian kërkoi kujdestarinë e përbashkët në marrëveshje me West, raporton portali TMZ.
Në fillim të janarit, rrjeti NBC News njoftoi se çifti jetoi ndaras dhe shkoi në zgjidhjen e martesës.
Kanye West, 43 vjeç, më pas u zhvendos në Wyoming, ndërsa Kim Kardashian, 40 vjeç, mbeti duke jetuar në shtëpinë e familjes në Kaliforni.
Ky divorc do t’i japë fund martesës së një prej çifteve më të famshëm në botë, thekson TMZ, dhe disa media shkruajnë se ky divorc u provokua nga kandidatura e vitit të kaluar e Kanye West për presidencën e SHBA.
West shkroi disa komente jo koherente në Twitter në të cilat ai përmendi edhe Kim, shtuan mediat.
Ai thuhet se vuan nga çrregullimi bipolar dhe refuzon trajtimin sepse mendon se kjo do t’i shuante energjinë krijuese.