Gjithçka nisi me një letër për Babagjyshin nga një 7-vjeçare në Angli që dëshironte një shtëpi, një kukull dhe diçka për të ngrënë.
Mesazhi i saj prekës u bë menjëherë viral.
“Ajo nuk kërkonte shumë, pak ushqim në tavolinë…”. Alex Alder thotë se publikoi letrën në rrjetet sociale të kompanisë së tij, Great Western Railway. Në vend të dhuratave për njëri-tjetrin, ai u kërkoi punonjësve të çojnë dhurata në bankën e ushqimit.
“Kundërpërgjigjja ishte e mrekullueshme. Ajo që nisi si diçka e vogël në një zyrë është përhapur në të gjithë rrjetin tashmë”, shprehet Alder.
Tani, mijëra punonjës në 30 qendrat përgjatë këtyre shinave kanë dhuruar për të ndihmuar fëmijët e uritur.
Organizatat që synojnë t’i japin fund urisë në Britani bëjnë me dije se shumica e personave që kanë nevojë për Bankën e Ushqimeve mbijetojnë me vetëm 65 dollarë në javë pasi paguajnë faturat e tjera.
Ata bëjnë thirrje që këtyre familjeve t’u garantohet rritje rroge në dimër për të paguar faturat e shtrenjta për ngrohjen.