Bota Pse Komisioni Europian synon të padisë AstraZeneca

Pse Komisioni Europian synon të padisë AstraZeneca

Komisioni Europian synon të nisë një proces gjyqësor kundër prodhuesit të vaksinave AstraZeneca, njoftoi Politico të mërkurën vonë, duke përmendur pesë diplomatë evropianë pa emër.

Në një takim të ambasadorëve të BE të mërkurën, shumica e vendeve thanë se ata mbështesnin ngritjen e një procesi gjyqësor kundër kompanisë për dështimin për t’i dhënë Unionit dozat e dakortësuara, shkruan Politico.

Një diplomat shpjegoi se pika e procedurës ligjore ishte detyrimi i AstraZeneca të jepte dozat për të cilat ishte zotuar në marrëveshjen e saj me BE.

AstraZeneca ndezi zemërim në BE në janar kur tha se nuk do të ishte në gjendje t’i jepte Unionit numrin e dozave për të cilat ishte zotuar fillimisht.

Deri në fund të tremujorit të parë, kjo kompani kishte shpërndarë 30 milion doza në vendet e BE, jo 100 milion siç ishte rënë dakord.

Kjo mangësi ka ndikuar në fushatat e vaksinimit në të gjithë BE-në, shkruan Politico.

Kompania thotë se do të japë rreth 70 milion doza deri në fund të tremujorit të dytë, kohë kur ishte menduar të dorëzonte të gjitha prej 300 milion dozave nën një kontratë me BE.