Kryeministri bavarez Markus Soeder ka dalë qartë si favorit për të pasuar Angela Merkel, e cila pritet të japë dorëheqjen si kancelarja gjermane në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas sondazheve.
Një sondazh i bërë nga anketuesi Forsa, me bazë në Berlin tregoi se 68 % e anëtarëve të kristiandemokratëve të Merkelit (CDU) mbështesin Soeder si kandidat të konservatorëve për kancelar në zgjedhjet kombëtare të shtatorit.
Vetëm 21 % e anëtarëve të CDU-së duan që presidenti i partisë, Armin Laschet të drejtojë fushatën e konservatorëve, sipas sondazhit të porositur nga grupi mediatik Redaktionsnetzëerk Deutschland, kurse 11 % ishin të pavendosur.
Një ish-gazetar televiziv dhe ministër shtetëror bavarez i Financave, 54-vjeçari Soeder gjithashtu gëzon mbështetje të fortë si kandidat për kancelar nga elektorati më i gjerë gjerman.
Një sondazh tjetër i votuesve, i lëshuar të enjten dhe i hartuar nga instituti i hulumtimit të opinionit YouGov zbuloi se 66 % e shohin Soeder si me cilësi të forta udhëheqëse.
Drejtuesit e CDU-CSU thanë se kanë në plan të takohen në javët e ardhshme për të vendosur mbi kandidatin e tyre për kancelar.