Kushedi sa xheloze ndihet gruaja e Justin Trudeau kur ai shkon në takime. Dhe sa herë shkon, mediat kapin shikimet që i bëjnë atij, (jo vetëm femrat). Përpos pamjes sharmante, ai ka treguar ndër vite se është një njeri i ndjeshëm dhe mbështetës i emigrantëve dhe këtë e tregoi edhe kur hapi dyert për gjithë emigrantët që po refuzohen nga Donald Trump. Por le të fokusohemi tek sharmi i tij.
Gruaja e Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau
Mediat e huaja u morën shumë me mënyrën sesi Ivanka Trump e shikoi kryeministrin bukurosh. Por ai nuk po çmend vetëm Ivankën por të gjitha femrat dhe gratë e bukura të politikës. Takimet e tij të fundit nuk duken më shumë politike sesa flirte apo ngacmimesh të fshehta.
E bija e presidentit të SHBA-ve Ivanka Trump dukej se po e hante me sy kryeministrin kanadez gjatë vizitës që ai bëri në Washington. Gjithë media fokusuan shikimin që Ivanka i bëri kryeministrit Trudeau, 45 vjeçarit simpatik që këtë përiudhë ka patur takime me personalitete të mëdha të politikës në botë. Paparacëve nuk u shpëtuan shikimet e Ivankës dhe buzëqeshjet e Trudeau i cili në pamje të parë të bën për vete me sharmin dhe humorin.
Ndërsa takimi i radhës ishte me kancelaren gjermane Angela Merkel për të folur mbi marrëveshjen e tregtisë së Kanadasë me BE-në. Edhe Merkel ashtu si Ivanka, prania e Trudeau i sjell buzëqeshjen. Mbase nga fakti që është simpatik, i ri me sy të klatër dhe me humor, tamam si ai princi i kaltër i përrallave.
Këto janë nga takimet e fundit, ndërkohë që edhe më parë Trudeau ka joshur aktore si Emma Watson dhe politikane nga femrat tek meshkujt.
Mos lini pa parë shkëmbimet e shikimeve me simpatikun Trudeau dhe ish-kryeministrin italian Matteo Renzi.
Justin Trudeau dhe Matteo Renzi
Atij i bëjnë edhe foto në parlamentin Europian./ Copyright Tiranapost.al