Në shtëpi është krijuar një qeveri e re dhe Luiz Ejlli u përzgjodh si Kryeministër.
Banorët kanë votuar dje qeverinë e Big Brother.
Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i Drejtësisë, Qetsori ministër i Brendshëm, Jori Avokate e Popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.
Përpara banorëve, ‘kryeministër’ Luizi u betua se e shpallte BBVA të pavarur dhe demokratike.
Por këto fjalë diku i kemi dëgjuar.
Janë në fakt fjalët që ish-Presidenti Hashim Thaçi ka përdorur kur e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Luizi u shpreh se në ato momente ishin këto fjalë që i erdhën ndërmend duke kujtuar edhe emocionet e vitit 2008.
“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpall Big Brother të pavarur dhe demokratik.
Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Emocion ka qenë… Prandaj e thashë.
Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tregon Luizi me Nitën e habitur se sa mirë e mban mend.