Divorci i njoftuar ditët e fundit nga Bill dhe Melinda Gates ishte menduar prej disa kohësh. Gruaja e themeluesit të Microsoft filloi të këshillohej me avokatët për divorcin rreth dy vjet më parë në tetor 2019, kur takimet e përsëritura të burrit të saj me Jeffrey Epstein u bënë publike, pasi ky i fundit u arrestua për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.
Është “Wall Street Journal” që bën me dije këtë fakt. Daily Beast kishte shkruar më parë se Melinda, e cila është e përkushtuar për të promovuar të drejtat e grave, u zemërua pasi ajo dhe burri i saj u takuan me Epstein në rezidencën e saj në Manhattan në 2013, duke i thënë Billit se nuk ndjehej mirë dhe aq më tepër pasi ai ishte përfolur për abuzim seksual ndaj të miturve.
Megjithatë, bashkëshorti i saj vazhdonte ta frekuentonte, me pretendimin se një shoqëri e tillë ekzistonte për shkak të aktiviteteve filantropike, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pjesëmarrjen e tij në aktivitete të dyshimta ose seksuale të organizuara nga Epstein.
Ndarja e pasurisë së Gates është e qartë, nga 130 miliardë dollarët pasuri, 2,4 i janë transferuar ish-bashkëshortes. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory.