Është e pabesueshme, jo vetëm për memaliotët, por edhe kush e mëson për veprimet e deputetes së tyre, ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, e cila po vazhdon të mos respektojë votues, por edhe qytetarët e tjerë që i kanë besuar dhe po del edhe mbi ligjin.
E gjithë kjo pabesueshmëri, është pasi, znj. Mirela Kumbaro, nuk e mbajti besën e dhënë publikisht nëpërmjet mediave, se do ta mbështeste pa asnjë dilemë kryetarin e ri, kur u pyet nga gazetarët, në momentet kur kryetari i ri i Bashkisë Memaliaj, z. Albert Malaj, po kryesonte rezultatin e zgjedhjeve dhe ishte drejtë zyrtarizimit të fitores. Nuk dua të ndalem këtu të bëjë analizën e humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 të PS-e, ku padyshim edhe ju jeni një ndër ata që jeni përgjegjës kryesor për këtë humbje, por për pengesat që ju po vazhdoni t’i jepni Bashkisë së Memaliajt!
Nuk po sjellë këtu të gjitha pikat e që ka bërë publike kryetari i bashkisë, pasi padyshim që ju znj. Kumbaro keni kohë që jeni vënë në dijeni, por për të rikujtuar edhe njëherë, jo vetëm ju, por për t’ia bërë të ditur edhe atyre lexuesve që nuk i kanë ndeshur në media, po i risjellë disa prej tyre si:
– Menjëherë u bllokuan llogaritë e bashkisë me përmbarim, duke penguar veprimtaritë zhvilluese të bashkisë, të vëna re më së miri nga ana juaj.
– Pse nuk ndodhi me administratën e parë, kur shkresa e tillë kishte kohë në thesar, por nuk ezaurohej?
– U bllokuan makinat e mbetjeve, që të mos hidheshin mbeturinat tek vendi që kishte 30-vjet, menjëherë sa u mor detyra nga ana jonë.
– U procedua firma e pastrimit dhe bashkia.
– Mjetet kanë qëndruar për një javë të mbushura me mbeturina deri në caktimin e një vendi tjetër depozitimi, i ndryshëm nga ai i 30 viteve, që u realizua në kohë rekord nga administrata e re (sot ka bashki që i derdhin në gryk të Vjosës, por nuk ngacmohen apo procedohen nga policia).
– Në çdo takim që bëhet për çështjen e lumit Vjosë, caktohen qytete të tjera, që nuk përshkohen nga Vjosa dhe s’kanë asnjë lidhje me të.
– Në datën 20 shtator policia e partisë ka bllokuar mjetet e bashkisë, si fadromë dhe kamion, që sistemonin lulishten në hyrje të qytetit, me pretendimin se kanë cënuar strukturën e tokës, duke bllokuar dhe lënë në ruajtje këto mjete.
– Janë proceduar në prokurori shoferët dhe stafi drejtues i bashkisë!
– A thua kanë të bëjnë me një organizatë kriminale dhe jo me një institucion vendor?
Këto shkelje ligjore, kanë ndodhur menjëherë, pasi kryetari i ri fitoi zgjedhjet! Përpjekjet e saj nuk ndalen këtu, por vazhdojnë edhe më tej, duke e konsideruar joekzistente Bashkinë e Memaliaj, pasi nuk e ka përfshirë në kalendarin e aktiviteteve vullnetare për pastrimin e Vjosës, siç ka vepruar me bashkitë e tjera, duke përfshirë edhe atë të Tepelenës
Edhe pse e shmangët qëllimisht këtë bashki nga ky aktivitet, veprim ky që më shumë dëgjohet si jehonë e hapjes së ndonjë fushate paraprake elektorale, sesa për të promovuar kujdesin ndaj Vjosës, u sfiduat disa javë më parë nga Bashkia Memaliaj, për pastrimin e luginës së këtij lumi përgjatë kësaj trevë!
Ky fakt tregon se lëvizja juaj e vonuar, është ndikuar negativisht në vendimmarrjen tuaj!
Të gjitha këto veprime, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse na bëjnë më të pasigurt, duke na mbajtur pengë me ankthin, për të mësuar më tej, se ku do të shkojë kufiri i hakmarrjes së kësaj ministre, pasi nuk e dimë sesa është hidhëruar nga kjo humbje dhe sesa kohë i duhet që ta pranojë realitetin. Këtë duhet ta dinë të gjithë banorët e bashkisë, për t’u përgatitur shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht, me përballjen e një diskriminimi të ardhshëm katërvjeçar!
Znj. Mirela Kumbaro, ju shquheni për një kontribut të madh në fushën e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale, të cilat ndikojnë pozitivisht dhe drejtpërsëdrejti në jetën e një komunitetit apo shoqërie civile. Të jem i sinqertë, personalisht, nuk jam në dijeni për kontributin tuaj dhe kjo është normale, por përderisa këto arritje janë kthyer në një nivel aq të lartë vlerash, saqë ju kanë bërë një personalitet, jo vetëm të mirënjohur publik, por edhe të besueshëm. Aq të besueshëm, saqë arritët të bindnit kryeministrin Rama, për t’ju bërë pjesë e kabinetit të tij, duke ju besuar dy ministri në kohë e tyre të çdo kabineti dhe aq më shumë edhe deputete, duke ardhur nga shoqëria civile dhe jo nga politika. Falë meritave tuaja, u shkëputët nga një yll deti-popull dhe përfunduat një yll në universin yjnorë të kombit shqiptar, nuk është e pakët, si e tillë e nderuara znj. ministre, duhet të reflektosh sa nuk është vonë, pasi me apo padashje, po ushqeni një pakënaqësi që dita-ditës mund t’i kalojë kufijtë me kosto të atilla, që nesër do të jetë shumë vonë për PS-te, për të rifituar besimin në banorët e kësaj bashkie dhe më gjerë. Këtu flitet për fatet e një komuniteti që beson në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës, të cilën e vendosën me votën e tyre edhe në 14 maj dhe nuk duhet ta nëpërkëmbni besimin e tyre, e cila mbrohet me kushtetutë. Ashtu siç ju jeni shprehur plotë sinqeritet, në një nga intervistat e tuaja të para, ku jeni shprehur se: “… në familje do të jem nënë e fëmijëve të mi dhe në politikë, ministre e bashkëkombasve …”! Kjo na bëri më të sigurt, pasi ju vinit nga shoqëria civile dhe jo nga politika! Po nënat memaliote që kanë shpresuar tek ju, nuk gjejnë fjalë për të mashtruar fëmijët e tyre, pasi ato nuk janë ministre për të fituar ndaj varfërisë që përjetojnë çdo ditë e më shumë, së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre!
Betimi tjetër vjen në një nga intervistat në kohën e zgjedhjeve vendore, në momentin përgjatë procesit të numërimit, ku po e ndjenit humbjen, jeni shprehur se: “ …nuk fitoi “Bashkimi për fitore”, por individi dhe do ta mbështesim …”. Të gjitha që lartpërmenda, po tregojnë të kundërtën! Pse?!
Ju duhet ta përfshinit Bashkinë Memaliaj, qoftë edhe për kortezi, për të mos kundërshtuar vetveten, por e shikojë që; ose nuk mundeni t’i shpëtoni vetëmarrjes peng nga dëshpërimi; ose keni përfunduar viktimë e këshilltarëve tuaj! Besoj tek kjo e fundit, pasi vetëvrasja është fundi ekstrem i logjikës!
Në një shkrim tjetër, do ju vë në dijeni sesi mund ta shpëtoni qytetin e Memaliajt nga përmbytjet e radhës dhe shpëtimin e shpyllëzimit të “Pyllit të Karaules”, që mbart një toponim mbi 9 mijë vjeçar, i cili fatkeqësisht, nuk ekziston në asnjë hartë të botës. Toponimi i këtij pylli, i cili është më i vjetër sesa toponimi i lumit Aos – Vija e Aos – Vjosa edhe pse si pyll është pjesë e Rivierës dekorative të këtij lumi, që nga koha kur kjo e fundit (së bashku me relievin e tokës) mund të ketë lindur si pasojë e shpërthimeve vullkanike, dekompozimeve dhe shpërbërjes së superkontinentit të lashtë, Pangea, i cili ekzistonte midis fundit të epokës Paleozoike dhe fillimeve të epokës së Mesozoikut (midis 335 milion vjetëve dhe 175 milion viteve para Krishtit), ku në sajë të vazhdimësisë së zhvendosjeve që ndodhën 60 milion vite më parë, u formua Euroazia, kontinenti jonë i sotëm dhe i lashtë (Biblioteka e Aleksandrisë).
Znj. Kumbaro, jeni e lutur të përmbushni me sukses dhe dinjitet ligjor dhe njerëzorë, misionin tuaj që ju kanë besuar bashkëkombasit tuaj, ku bëjnë pjesë edhe banorët e Bashkisë Memaliaj. Nëse nuk dëshironi të jepni kontributin tuaj edhe pse jeni e detyruar, të paktën mos pengoni pushtetin vendor, me anë të pushtetit tuaj, në të kundërt po vetëshpalleni si e padëshiruar tek votëbesuesit tuaj!
Edmond Ismailati
Tetor 28, 2023