Bota Pse Moldavia rrezikon të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë?

Pse Moldavia rrezikon të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë?

Kryeqyteti Moldavisë, Kishinau

Zv.kryeministri i Moldavisë, Nicu Popescu, tha se vendi i tij po përballet me “një moment shumë të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se po kërkohet të krijohet tension në rajonin Transnistria.

Nicu Popescu duke folur për gazetarët ditën e enjte tha se institucionet e vendit janë vënë në gatishmëri të lartë.

Frika se Moldavia mund të përfshihet në luftën e Ukrainës janë rritje.

Rajoni i banuar nga rusisht folës, Transnistria, që ndodhet në lindje të Moldavisë, kontrollohet nga rebelët ruse që prej luftës së 1992, kur Moska ndërhyri ushtarakisht.

Javën e kaluar një zyrtar i ushtrisë ruse tha se marrja në kontroll e jugut të Ukrainës, do ta ndihmonte Rusinë që të kishte korridor lidhës me Transnistrian, që ndan një kufi 453 km të gjatë me Ukrainën.

Më pas të hënën ka pasur disa sulme me granatë në këtë rajon të Moldavisë.

Zv.kryeministri thotë se ka tension mes forcave të ndryshme që kontrollojnë rajonin që janë të interesuar për destabilizim.

Popescu tha se shumica e qytetarëve të Moldavisë, përfshirë ata në Transnistria, duan të qëndrojnë jashtë luftës shkruan ‘The Guardian’.

Qeveria e Moldavisë, e cila nuk e kontroll këtë rajon, thotë se ka dyshime që sulmi të jetë një provokim për të shkaktuar tension.

Transnistria është ‘de facto’ një shtet i pavarur por ndërkombëtarisht njihet ende si pjesë e Moldavisë.

Në nëntor 1990 nisi një konflikt i armatosur në Dubasari mes forcave pro Transnistrias të mbështetur nga ushtria ruse dhe forcave pro moldave.

Në korrik 1992, u deklarua armëpushim për atë që ndryshe quhet lufta moldavo-ruse.

Moldavia ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik prej vitit 1940 dhe deri në shpalljen e pavarësisë në 1991.

Para pushtimit nga sovjetikët, territori i Moldavisë ishe pjesë e Rumanisë.