Në dimër jemi pak më të shëndoshë se në verë. Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse në verë stili i jetesës bëhet më dinamik dhe ushqimi i pasur me fruta dhe perime tretet më e lehtë, por është edhe një çështje e dritës. Në Universitetin e Albertës në Kanada u zbulua se qelizat yndyrore janë të ndjeshme ndaj dritës.
Në veçanti, gjatësitë e valëve midis 450 dhe 475 nanometrave, të cilat prodhojnë të ashtuquajturën dritë blu, janë në gjendje të depërtojnë përmes lëkurës deri në shtresën e qelizave yndyrore, me efektin e tretjes së yndyrave brenda tyre. Pikat e yndyrës bëhen më të vogla dhe dalin nga muret qelizore që do të asgjësohen nga sistemi limfatik.
Drita e ulët e muajve të dimrit ka efekt të kundërt, duke ju bërë të grumbulloni yndyrë.
TERMORREGULIMI. Ne jemi të “rregulluar” të djegim ose ruajmë yndyrën sipas stinës, ndoshta për t’u përshtatur me ndryshimet e temperaturës. Indi dhjamor ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë në trup dhe për këtë arsye duhet të jetë më konsistent në dimër, ndërsa në verë redukton për të lejuar që të qëndrojmë më të freskët.