Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu përgjatë një interviste në programin e së premtes, në RTSH, “Lart e poshtë”, ka rrëfyer pengun e tij më të madh në jetë.
“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka pohuar Sabriu.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pajisur me pasaportë shqiptare këngëtaret nga Kosova, Mihrije Braha dhe Shyhrete Behlulin, po ashtu dhe reperin Gold AG.