Tremujorin e kaluar, numri i abonentëve (subscribers) në Netflix shkoi nga 221.8 milionë në 221.6 milionë.
Çmimi i aksioneve të platformës fillimisht ra me afër 20% pas raportimit se kishte humbur 200,000 abonentë në rang global gjatë tremujorit të parë. Netflix pret të humbasë 2 milionë abonentë globalë në tremujorin aktual.
Drejtuesit e Netflix thanë se tani ishin të hapur për të shtuar reklama në shkëmbim të një abonimi me çmim më të ulët. Bashkëthemeluesi dhe kryetari i Netflix, Reed Hastings, ka qenë prej kohësh kundër shtimit të reklamave ose promovimeve të tjera në shërbim.
Kompania përmendi një numër faktorësh për rënien e abonentëve, duke përfshirë rritjen e konkurrencës, ekonominë, luftën në Ukrainë dhe numrin e madh të njerëzve që ndajnë llogaritë e tyre në Netflix me njerëz të tjerë që nuk paguajnë.
Në fund të marsit, Netflix njoftoi se po planifikon që të mos lejojë shpërndarjen e fjalëkalimeve jashtë një familjeje të vetme. Personat që do të zgjedhin të japin fjalëkalimet jashtë familjes, do të tarifohen shtesë. Testimi për shpërndarjen e fjalëkalimeve me pagesë do të bëhet fillimisht për njerëzit në Kili, Kosta Rika dhe Peru.