Hurma është një frut i shijshëm dhe njëkohësisht shumë i ushqyeshëm. Pothuajse pjesa jonë më e madhe e pëlqejnë këtë frut. Ajo përmban shumë vlera ushqyese dhe vitamina, pothuajse dyfish më shumë se frutat e tjera. Nëse konsumojmë një hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash.
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj. Hurma është e pasur në karotene, riboflavin, vitaminën C dhe proteinë.
Kina është vendi i origjinës i hurmës, e cila ka një histori të mbjelljes më shumë se 1000 vitesh.
Hurma e freskët përmban edhe shumë jod, i cili mund të parandalojë dhe përmirësojë problemet me tiroiden.
Hurma ka gjithashtu pektinë, një lloj fibre dietike që mund të shkrihet në ujë. Kjo fibër pastron zorrët dhe nxit jashtëqitjen, duke parandaluar kapsllëkun. Ata që punojnë shumë duhet të konsumojnë hurma për zvogëlimin e inflamacioneve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe për shëndetin e organizmit në tërësi. Përveç kësaj, hurma mund të parandalojë ngurtësimin e arterieve kardiovaskulare. Vetëm pacientët e prekur nga infarkti miokardial nuk duhet të konsumojmë shumë hurma, pasi mund të ketë rol negativ për shëndetin e tyre
Hurma është një frut i shkëlqyer për uljen e tensionit, prandaj personat që vuajnë nga hipertensioni duhet ta konsumojnë këtë frut.