Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u pyet mos praninë e opozitës në Bruksel ditën e sotme lidhur me hapjen e negociatave.
Rama u përgjigj se do të ishte mirë dhe mund të ftoheshin përfaqësues, por problemi është se nuk dihet se kush është kush në opozitë.
Rama: Në një format të përcaktuar nga Komisioni Evropian për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues ose më shumë nga opozita, por kemi një problem që nuk është i Brukselit, që nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës.