Mërzia dhe …natyra lozonjare mund të jetë përgjegjëse për sulmet e orkave dhe fundosjen e varkave në katër vitet e fundit në Mesdhe. Orkat (të njohura me emrin shkencor Orcinus orcas) kanë shkaktuar të paktën 673 incidente, nga të cilat 6 varka u fundosën.
E gjitha kjo ka ndodhur sepse orkat…kishin më shumë kohë të lirë.
Diçka në lidhje me timonin në fund të varkave, duket se tërheq orkat, veçanërisht anëtarët më të rinj të tufave, të cilët janë më kureshtarët.
“Ata nuk e kuptojnë se mund të shkaktojnë dëme dhe se si do të ndikojë ky dëm tek njerëzit. Nuk ka asgjë në sjelljen e tyre që të tregojë se ato janë agresive”, tha për Washington Post, bashkëautori i studimit, Alex Zerbini, kreu i komitetit shkencor të Komisionit Ndërkombëtar të Gjuetisë së Balenave (IWC).
Sipas sondazhit, nga 15 orkat e regjistruara duke ndërvepruar me varkat, shumica ishin meshkuj të rinj dhe adoleshentë. Mbetet e paqartë saktësisht se kur orkat filluan të shfaqin këtë sjellje “agresive”, megjithatë, ky studim në mënyrë efektive rrëzon spekulimet fillestare se ishte një akt hakmarrjeje.