Ngjyra e oqeanit ka ndryshuar ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu ka të ngjarë të jenë përgjegjës, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Nature.
Studimi, i cili analizon të dhënat satelitore gjatë dekadave, zbuloi se 56% e oqeanit global – një territor më i madh se sipërfaqja totale tokësore– përjetoi ndryshim të ngjyrës midis 2002 dhe 2022. Ndërsa studiuesit nuk identifikuan një model të përgjithshëm, rajonet e oqeanit tropikal pranë Ekuatorit duket se janë bërë vazhdimisht më të gjelbra me kalimin e kohës.
Pjesa më e madhe e oqeanit duket blu për sytë e njeriut, por ngjyra e vërtetë mund të përmbajë një përzierje, nga blu në jeshile dhe madje edhe të kuqe, të cilat një sensor i bazuar në satelit mund ta njohë.