Jacob Gallagher – WJS
Në mëngjesin e 14 marsit, fotografi zyrtar i Emmanuel Macron ngarkoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram që tregonte presidentin francez duke punuar një ditë më parë nga zyra e tij në Paris. Nga pamjet, presidenti Macron, 44 vjeç, me pamje të lodhur, ka të veshur një palë xhinse të thjeshta dhe një hoodie me logon “CPA10”.
Edhe pse ishte e diel, kjo ishte një pamje që nuk pritej nga Presidenti Macron, një politikan që ka shfaqur një sens konservator të modës ndër vite. Gjatë gati pesë viteve të tij në detyrë, ai rrallë është parë në publik i veshur me ndonjë gjë tjetër përveç kostumit serioz.
Në mediat sociale, shumë akuzuan liderin francez se po përpiqej të kopjonte pamjen modeste të presidentit ukrainas Volodimir Zelensky gjatë kohës së luftës. Që nga pushtimi rus muajin e kaluar, presidenti Zelenskij (gjithashtu 44 vjeç) është shfaqur vetëm me hoodie, bluza me ngjyrë ulliri dhe pak mjekër.
Ngjashmëritë, duke nisur nga veshja, qëndrimi dhe mënyra e komunikimit, nuk u kaluan pa vënë re nga ekspertët politikë dhe revista që varionin nga TMZ tek Telegraph në Londër.
“Një muaj më parë do të ishte e vështirë të imagjinohej presidenti francez Emmanuel Macron duke u përpjekur të kopjonte Presidentin Volodimir Zelenskij. Tani është realiteti në të cilin jetojmë”, shkruhej në një tweet të shpërndarë gjerësisht nga Oleksiy Sorokin, redaktori politik dhe shefi operativ i Kyiv Independent.
A month ago it would have been hard to imagine French President Emmanuel Macron trying to copy President Volodymyr Zelensky.
Now it’s the reality we live in. pic.twitter.com/WbDm1UZhFq
— Oleksiy Sorokin (@mrsorokaa) March 14, 2022
Ndërkohë zyra e presidentit Macron nuk komentoi zgjedhjen e tij të veshjes apo reagimin ndaj saj.
Ndërsa një hoodie dhe xhinse anojnë drejt skajit ekstrem të spektrit të modës, presidenti Macron thjesht po përdorte trukun e përdorur politik për të qenë dukshëm ‘normal’, madje edhe i veshur keq, kur gjykohej e nevojshme.
Kur liderët devijojnë në veshje të rastësishme është “një mënyrë për të na treguar dhe për të na thënë se edhe politikanët janë njerëz”, tha Lauren Rothman, një stiliste në Uashington, DC, e cila ka punuar me biznesmenë dhe politikanë. Ajo thotë se të flasësh me anë të veshjes është pika vendimtare.
Kur kamerat ndizen, veshja kthehet në një moment politik që mund të ndikojë tek mendimi i publikut.
“Veshja tregon: ‘Unë jam njëri prej jush, ne jemi të njëjtë, ne jemi në këtë së bashku”’, tha Peter Loge, profesor i komunikimit politik në Universitetin George Washington.
Në vitin 1992, kur ata po konkurronin për postin, presidenti i ardhshëm Bill Clinton dhe zëvendëspresidenti Al Gore u fotografuan pas një vrapimi me gota nga McDonald’s ndërsa mbanin veshur pantallona të shkurtra, kapele kamioni dhe bluza të lagura nga djersa. Në vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama u fotografua duke punuar gjatë fundjavave pa kravatë. Gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake demokratike të vitit 2020, ish-kryetari i bashkisë Pete Buttigieg, në atë kohë, rreth 30 vjeç, shpesh përveshte mëngët, një lëvizje që shumë analistë politikë e lexuan si një lojë me rininë e tij në një fushë me kandidatë relativisht seriozë.
Në vitin 2020, kur kryeministri kanadez Justin Trudeau u gjunjëzua gjatë një proteste Black Lives Matter në Otava, ai gjithashtu hoqi pallton dhe kravatën e tij të zakonshme sportive, ndoshta për të nënvizuar solidaritetin e tij me lëvizjen. Dhe ndërsa ai rrallë largohet nga kostumi, kryeministri anglez Boris Johnson është akuzuar se ka “ngatërruar” qëllimisht modelin e tij të flokëve, si një mënyrë për ta bërë politikanin gjakblu të duket më shumë si një njeri i popullit.
Mund të jetë e vështirë të dallosh kur veshja është organike dhe kur është strategjike. Presidenti Zelensky bëri kalimin nga kostumet konservatore në veshjet e gjelbra ushtarake, ndërsa vendi i tij ishte futur në luftë (duke thënë se ai ishte një aktor përpara se të bëhej politikan, kështu që ka të ngjarë të jetë mjaft i vetëdijshëm se si shfaqet në televizion). Sa i përket Presidentit Macron, koha e këtij sesioni fotografik ndoshta nuk është e rastësishme: Franca është më pak se një muaj larg zgjedhjeve të saj presidenciale të vitit 2022.
“Macron duhet të jetë shumë i shqetësuar përderisa vendos të bëjë një ndryshim të tillë”, tha Loge. Ndërsa Presidenti Macron aktualisht ka një epërsi në sondazhe, portretet e tij në Instagram treguan një anë të tij që publiku nuk e kishte parë më parë, diçka që mund të kishte pasur për qëllim të ndikojë votuesit.