Nga Edmond Ismailati
Nuk kisha ndërmend të shkruaja për kryetarin e Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci, pasi nuk kam shkruar për asnjë kryetar të kësaj bashkie, por ajo që më detyroi është përkushtimi i tij, i cili drejton në kushtet më të vështira ekonomike dhe sociale që ndodhet ndonjëherë kjo njësi dhe komuniteti i saj!
Të jemi të sinqertë, është një ndër ata kryetarë, që kandiduan pa kundërshtar në këto dekada, pas sistemit të kaluar. Përgjatë fushatës së tij, më bëri shumë përshtypje, pasi ai bënte shpesh edhe thirrje të sinqerta, për të patur edhe një kandidat rival. Nuk doli askush, qoftë edhe i pavarur.
Kjo tregoi se komuniteti kishte adaptuar me frikë apo dëshirë, një mentalitet që e pagëzonte si pjesë e pronës partiake!
Nuk e kam paragjykuar asnjëherë, si disa që e donin të ishte djalë qyteti, pasi me apo apa padashje, diskriminonin pjesën tjetër të komunitetit, në të kundërt i bie që edhe kryeministrin me presidentin, duhet të na i sillnin nga ndonjë shtet apo dimension tjetër jete.
Edhe pse me një buxhet nga më të papërfillshmit në historinë e kësaj bashkësie, ai së bashku me n/kyetaren, znj. Edmonda Harizi dhe administratën, ditën të mbijetojnë, duke bërë të pamundurën, për t’iu ardhur në ndihmë komunitetit, jo vetëm për shërbimet publike në nevojë, por edhe duke nisur projekte afatgjata, siç është ajo e unazës buzë Vjosës, që përqafon qytetin tonë!
Kjo është një ëndërr e memaliotëve që fillon qysh herët nga ata që hollën themelet e para e deri në brezat e sotëm dhe nëse do ketë edhe mbështetjen buxhetore nga qeveria qendrore, Memaliaj kthehet në një destinacion turistik dhe një ndër qytet e vendit tonë, më të fotografuarat nga ajri, por edhe buzë Vjosës!
Ky investim strategjik, nëse do të kryhet i plotë, do të joshi shumë turistë vendas e të huaj, për të investuar në këtë qytet, duke filluar që nga blerja e apartamenteve apo të pallateve boshe, e duke i kthyer në hotele, ndërtim restorantesh, kazinosh apo lokale të jetës së natës përgjatë Vjosës!
Nga lartësia, fal Vjosës dhe shtrirjes urbane të Memaliajt, duket si ishulli Manhattan. Këtë bukuri që i ka falur natyra, me lumin me energji më të veçantë në botë, nga vendas apo të huajt, mund të ngjallë interes, për ta kthyer atë në një “Las Vegas” të vogël, nisur nga vendndodhja!
Në kërkimet e mija modeste, që do t’i bëjë publike në një nga ditët në vijim, e nxjerr se “Kërthiza e Tokës”, ndodhet në Memaliaj, jo vetëm duke u parë nga lartësia, por edhe në llogaritjet shkencore që ka bërë studiuesi i nderuar shqiptar, Z.Sokrat Hajna që e mendon se vendodhja duhet kërkuar diku midis Mallakastrës dhe Gjirokastrës, të dhëna këto që më çuan të përcaktoj se është Memaliaj! Për më tej, le të merren të tjerët për ta kundërshtuar.
Është kjo energji e veçantë, që e kthehu Memaliajn një qytet-familje prej 12.500 banorësh, me kulturë dhe dashuri vllazërore, që jetonin në një harmoni të plotë dhe unike në botë, pa harruar edhe faktet që do i përmendim në shkrimin e lartpërmendur, se në këtë qytet, nga banorët, janë thyer edhe disa rekorde si “nofkat e memaliotëve”, “emri i nënave, për mbiemër”, “vetëm një banorë nuk dinte not”, …etj, ende të pa identifikuar dhe legalizuar nga komisioni i çmimeve “Guinness”, aq më shumë të përjetuara përgjatë sistemit komunist. Siç e kam shprehur edhe në shkrime të tjera, për dy nga rekordet, ende nuk po punohet, për t’i legalizuar dhe përfituar 1 milion dollar për secilën dhe këto të ardhura të hidhen për shërbime të komunitetit! Ju duket çudi, por këto pasuri memaliote, të cilat janë të vërteta e të përjetuara dhe nuk ka as jashtëtokësorë që t’i mohojnë.
Nëse bashkia në bashkëpunim me ata pak tregtarë që vazhdojnë aktivitetin e tyre turistik me restorantet, odat, vilat, fermat dhe bujtinat, për të ngritur ekskursione turistike, duke filluar nga “Sektori i I-rë i minierës” e të gjitha sektorët e puset me radhë, shpellat e eremitëve që ndodhen në thellësi tek “Shkëmbi i Dokos”, në Maricaj dhe ajo tek “Shkëmbi i Ylyneçit” ku ndodhen “Shpella e Magjes” dhe “Shpella tek Hambari”, në Kalivaç. Ndërtimi i një muzeu për Ali Pash Tepelenën, në vendlindjen e tij Bylysh, ku nga lartësia e kësaj pike, natën duken edhe dritat e makinave që lëvizin dhe të qyteteve italiane përtej Adriatikut.
Me interes është edhe “Rruga e Mitros”, në Kashisht, të cilën e kam parë edhe vetë, ku sipas akademikut Prof. Novruz Xh. Shehu, në “Enciklopedinë Tepelena”, shkruan se mendohet të jetë mbi 5000 vjeçare. Kjo moshë e nxjerr një nga rrugët më të vjetra në Gadishullin Ilirik dhe ndoshta edhe në kontinentin e Europës plakë, e cila në fragmentin e rrugës që kam parë, duket e shtruar me gurë me përmasa shumë të mëdha, “Zemrën e Shëndëllisë” si kanion dhe dy majat e saj , ku gjenden ende mbeturina të shumta nga lufta italo-greke, si këpucë, gaveta, pagure alumini, armë, predha, etj!
Me interes janë edhe ish mullinjtë e drithërave, duke filluar tek gjurmët e mullirit me erë që ndodhet në Selckën e Sipërme, për të cilat ende nuk ka një moshë dhe kjo të çon të mendosh se do jetë më e vjetër seç mund të mendohet e deri tek ish-mullinjtë e tjerë me ujë. Në këtë fshat, që dikur mund të ketë qenë një vendbanim, gjenden edhe gjurmë arkeologjike të mureve të padatuar, të dy furrave pjekëse të qeramikeve.
Nuk duhen harruar edhe gjurmët e “Kalasë së Rabies”, që njihet para 2000 vjetësh nëpër arkiva, si qytezë ilire. Ja vlen të vizitohet “Gropa e Bilos”, toponim që e ka marr nga banori Bilo Dedgjoni, me vendndodhje në pllajën perëndimore të kodrës së fshatit Memaliaj. Në këtë pllajë janë rrënojat e një vendbanimi të hershëm dhe tek “Gropa e Bilos”, janë gjetur mbretje arkeologjike siç janë qeramika që datojnë qysh prej shekullit V-të p.e.s.
Është “Varri i Brindizit”, në fushat e Fshatit Memaliaj në kufij me fushat e Fshatit Dukaj. Duhet vizituar “Fabrika e tullave”, paharruar edhe “Rrënojat e furrës pjekëse të tullave”, që kishte ngritur Mjeshtri Koço Rama, në rrëzën veriore të kodrës së Miricës. …. etj, të ngelura nga rregjimi kaluar dhe të tjera ndër shekuj!
Nuk u zgjata paqëllim, pasi duke parë punën e administratës që kryetari drejton, që fillon nga ndarja ushqimeve tek familjet në nevojë, rikonstruksioni i Pallatit të Kulturë duke e vënë në shërbim të plotë, rihapja e bibliotekës, hapja e një mense që u ofron dy vakte banorëve në nevojë, pastrimi i kanalit kryesor të kullimit në rastë reshjesh, pastrimi i qytetit dhe vendeve të tjera të banuara të bashkisë, gjelbërimi në të gjithë bashkinë, organizimin e aktivitete të ndryshme, mirëmbajtjen e rrugëve dhe shtrimin e disa segmenteve me beton e çakull, takime me ambasadorë të huaj, …etj, të cilat i ka të bëra publike tek faqja zyrtare e Bashkisë në Facebook.
Jam në dijeni, se prej kohësh ka një projekt për suvatimin e pallateve, por nuk ka fondet për të nisur këtë punë. Nëse qeveria nuk e merr seriozisht gjendjen e tyre dhe të çeli fondet, Zoti i ruajt memaliotët. Shtoj këtu se studim, projekt e fonde duhen edhe për mbrojtjen e qytetit nga përmbytja që mund të pësojë nga dalja e lumit Vjosë.
Duke parë të gjitha këto përpjekje, të lë të kuptosh se ka dëshirën për të punuar dhe për të lënë pas një emër të mirë, pasi flet vetë puna.
Nisur nga ç’farë përmenda, nëse ky kryetar do të kishte fondet e çelura, siç kanë patur kryetarët e mëparshëm, apo lumin e milionave dollarë që ka patur deri më sot Bashkia e Tepelenës, padyshim që do të bënte akoma më shumë.
Padyshim që ka edhe banorë të pakënaqur, për interesa të ndryshme, deri tek ato me pritje partiake dhe është normale, pasi jo vetëm nga ekonomia shumë e dobët që ka kjo bashki, por edhe sikur të ishte me një ekonomi më të fortë, si administratat e kaluara, do të dëgjoheshin pakënaqësi!
Shpresoj që ky kryetar të rikandidojë duke u përballur edhe me kandidatë të tjerë, pasi jam kureshtar për të parë se çfarë premtimesh do i bëjnë këta të fundit komunitetit, ndryshe nga kryetari aktual që e kaloi me sukses sprovën e mbijetesës.
Njëkohësisht shpresoj që qeveria qendrore të japë fonde dhe të mos e braktisi sërish, pasi flitet për fatin e mijërave banorë të kësaj bashkie.
Nëse kryetari me administratën e tij do na zhgënjej, nuk do ndalemi për të shprehur të vërtetën!