Kryeministri Edi Rama bëri deklaratën e pazakontë, por dhe në llojin e tij të deklarimeve pa komplekse, se ai është një lider musliman.
E tha këtë teksa intervistuesja në Vizion Plus po i kujtonte faktin se për kryedemokratin Basha thuhet se është lideri perëndimor, një vlerësim që sipas saj bëhej dhe nga Berisha.
Ndaj, Rama zgjedh aty për aty t’i përgjigjet duke pohuar se ai “është një lider musliman”.
Edhe pse qartazi ironike, duket se deklarimi i Ramës vjen dhe si një sfidë ndaj mitit të Bashës si “lider perëndimor”.