Disa emra, i njëjti person. Cristiano, Ronaldo, Cris, Cristiano Ronaldo, CR7. Për të kursyer shkronja dhe kohë, bota zgjedh CR7.
Një akronim i njohur në çdo cep të tokës. Kishte një kohë kur Cristiano Ronaldo quhej CR9, një histori tani e harruar, por e cila ndërthuret me arsyen pse kampioni portugez tani quhet CR7.
Kjo arsye njihet nga shumë njerëz, por jo të gjithë. Cristiano Ronaldo quhet CR7 për inicialet e emrit të tij, C për Cristiano dhe R për Ronaldon, së bashku me numrin që e shoqëroi pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, me fanellat e Juventusit, Manchester United, Real Madrid dhe Portugalisë.
Vetëm në sezonin 2009-2010, fanella e Cristiano Ronaldos ishte me numrin 9, për shkak të pranisë së sulmuesit legjendar të Real Madridit, Raul. Asokohe, portugezi u quajt CR9. Numri 7 i “Los Blancos” u lirua vitin e ardhshëm, duke i dhënë portugezit mundësinë ta rimarrë numrin dhe emërtimin akronik.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ishte CR7 vetëm në këtë sezon, edhe kohën e Sporting Lisbona, skuadrës me të cilën bëri debutimin e tij mes profesionistëve, kur Cristiano Ronaldo veshi një tjetër fanellë, atë 28.