Almeda Abazi, Kim Kardashian, Meghan Markle, kanë qenë gjithandej këtë javë.
Duket sikur të gjithë të famshmit e kanë bërë me fjalë të lindin këtë javë por mesa duket, si çdo gjë tjetër sipas astrologëve, edhe ky fenomen shpjegohet me pozicionin e yjeve.
Yjet që lidhen me destinin dhe karmën, ndodhen aktualisht në shenjat e Gaforres dhe të Bricjapit. Këto dy shenja njihen si simbole të mëmësisë dhe atësisë.
Këto dy nyje yjesh- që gjenden njëri tek Gaforrja dhe tjetri tek Bricjapi- janë në një pozicion të përkryer me planetin e Afërditës që siç dihet, mbart plot energji dashurie dhe erotizmi.
Vetë Afërdita nga ana tjetër, po bashkëpunon fort me planetin e Jupiterit, që njihet si planeti i zgjerimit. Kur Afërdita dhe Jupiteri bëhen bashkë, gjithçka shumohet, qoftë në begati materiale, qoftë në fertilitet.
Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë më 6 maj. Ajo dhe bashkëshorti, aktori Tolgahan Sayisman, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Efehan.
Po në këtë ditë, Dukesha e Sussex-it Meghan Markle solli në jeten beben më të pritur në planet: bashkë me princin Harry, ata prezantuan vogëlushin e tyre Archie 4 ditë më parë në një dalje publike për mediat.
Dy ditë më parë, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Fëmija u mbart dhe erdhi në jetë nga një mama surrogatë, një djalë.