Gjatë finales së “Big Brother VIP” pas dhënies së vendimit të fituesit të çmimit të madh, ka qarkulluar me shpejtësi në rrjet një video e Romeo Veshajt, i cili ishte shfaqur së bashku me shokët e tij në studio i shoqëruar nga sigurimi, ku dukej sikur kishte tensione të larta.
Megjithëse në video nuk kuptohej qartë se çfarë po ndodhte, dy gazetarët e njohur nga Kosova që ishin të pranishëm në studio sqaruan sot se çfarë ndodhi realisht.
Altin Berisha dhe Butrint Pasjaqa kanë thënë në emisionin “Gjesi” që situata është ekzagjeruar dhe nuk ka qenë ashtu si është transmetuar.
“Ne kemi qenë aty dhe në rast se do të kishte ndodhur diçka e kemi parë. E pamë kur erdhi Romeo por nuk ka ndodhur diçka siç është transmetuar. Kjo është e habitshme nga ana tjetër se nëse do të kishte ndodhur që se kam parë por nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Ndërkohë, ka pasur shumë njerëz në studio dhe kanë ndenjur në këmbë dhe nuk besoj se do të ndodhte diçka në një spektakël të gjithë me gjithë ata njerëz aty.”
Më pas Altini shtoi: “Ka pasur një pakënaqësi, por sigurimi ka qenë aty se ishin shkallët ku hynin banorët dhe nuk ka pasur skandal të madh si është shkruar nëpër media.”