Pas finales së Kupës Carabao (Kupa e Ligës angleze), e humbur në penallti kundër Liverpool-it, deklaratat e presidentit Roman Abramovich dukej se kishin shpërbërë të paktën nyjën kryesore jashtë fushës që goditi Chelsean. Biznesmeni rus, pronar i Bluve që nga viti 2003, kishte shprehur dëshirën për t’ia besuar menaxhimin e kompanisë drejtuesve të lartë të fondacionit bamirës të klubit. E gjithë kjo për të parandaluar që sanksionet ekonomike të vendosura ndaj oligarkëve të afërt me presidentin Vladimir Putin të mos e përfshijnë disi ekipin, duke shmangur një pjesë të sikletit që ishte krijuar ditët e fundit për shkak të konfliktit në Ukrainë.
“Po e bëj për hir të Bluve. Që kur kam qenë në krye të klubit, i kam mbrojtur gjithmonë interesat e tij. Kjo është arsyeja pse unë do të largohem nga pozicioni im aktual, duke ia besuar detyrat kryesore menaxheriale drejtorëve të Fondacionit Chelsea”.
Dhe për të lënë të kuptohet se ai është një “njeri i paqes”, sipas The Jerusalem Post, Abramovich është në Bjellorusi për bisedime midis rusëve dhe ukrainasve me kërkesë të Ukrainës, për të vepruar si ndërmjetës.
Delegacione nga Rusia dhe Ukraina kanë mbërritur në qytetin kufitar të Bjellorusisë, Gomel dhe kanë filluar bisedimet për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Sipas “Corriere della Sera”, Abramovich ka lidhje të ngushta me komunitetet hebraike në Ukrainë dhe Rusi. Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Kornichuk, nuk komentoi në mënyrë specifike përfshirjen e Abramovich në bisedime, por tha se ai vlerëson “këdo që mund të ndihmojë, nëse ata kanë ndikim të mjaftueshëm”.
Në Britaninë e Madhe, pavarësisht fjalëve të ditëve të fundit të Abramovich, i cili dukej i sigurt për mundësinë për t’u kufizuar në dorëzimin e menaxhimit të kompanisë, fondacioni që operon në sektorin e tretë, dëshiron të shohë qartë, sipas asaj që raportojnë BBC dhe Sky Sports Uk, duke u siguruar që ligji i Mbretërisë së Bashkuar lejon një operacion të tillë pa implikime ligjore. Për momentin, tashmë është në punë një ekip avokatësh, i cili po vlerëson me kujdes përputhshmërinë me rregulloret aktuale, përpara se t’i japë ok zgjedhjes së presidentit. Si presidenti ekzekutiv i skuadrës, i cili gjithashtu drejton fondacionin, avokati amerikan Bruce Buck, dhe figura të tjera drejtuese të Bluve, të gjithë anëtarë të bordit të Fondacionit Chelsea, po japin konsideratat e duhura për realizueshmërinë. Ndër të tjera janë edhe Emma Hayes, menaxhere e ekipit të ekipit të femrave, drejtori i financave Paul Ramos dhe Sir Hugh Robertson, ish-president i shoqatës olimpike britanike.
Çështja ka ndezur kohët e fundit edhe politikën kombëtare sepse, edhe në një maskë tjetër, Abramovich nuk do ta shiste klubin, por do të mbetej sërish në një pozicion të spikatur. Një kusht që nuk do ta mbronte sipërmarrësin nga akuzat e parlamentit anglez, veçanërisht të palës laburiste, nga e cila tashmë janë ngritur shumë zëra, të cilët kontestojnë jo vetëm rolin e presidentit të manjatit rus, por edhe pasuritë dhe qëndrueshmërinë e tij ekonomike në tokën angleze, duke pasur parasysh se Abramovich ishte përjashtuar në 2018 për historinë e spiunit Sergei Skrypal.
Për të larguar dyshimet, pa përmendur drejtpërdrejt konfliktin, sipërmarrësi kishte lënë të kuptohet se sa e rëndë ishte situata dhe nevoja për t’u lutur që lufta të përfundojë shpejt. Kanalet zyrtare të Chelsea këto ditë kanë promovuar shpesh paqen dhe solidaritetin ndaj popullit ukrainas, me pankarta dhe demonstrata nga tifozët edhe në ndeshjet e fundit të luajtura. Përkundër çdo debati ideologjik, e ardhmja e klubit londinez do të varet, nga një grindje teknike e një natyre ligjore, nëse nuk merren qëndrime të mëtejshme nga qeveria dhe parlamenti britanik.