Sport PSG gati të blejë përfundimisht Icardin, por Wanda Nara pret Juven dhe...

PSG gati të blejë përfundimisht Icardin, por Wanda Nara pret Juven dhe Realin

Mauro Icardi u huazua verën e kaluar te PSG, aty ku është përshtatur shumë mirë dhe po shënon sistematikisht. Sulmuesi argjentinas është ngjitur në kuotën e 12 golave mes kampionatit dhe Champions League.

Drejtuesit e kampionëve të Francës janë bindur për të paguar 70 milionë euro tek Interi në merkaton e janarit, po punojnë për të finalizuar blerjen e tij të plotë, por ka një problem që quhet Wanda Nara.

Mediat italiane raportojnë se gruaja dhe agjentja e 26-vjeçarit, po kthehet në një shqetësim edhe për PSG-në. Wanda po frenon transferimin zyrtar të Icardit tek ekipi francez. Shkaku? Ajo shpreson që të vijë ndonjë ofertë nga Real Madrid apo Juventus, sidomos pas formës së mirë që po kalon burri i saj.