Në Londër u zhvillua konkursi i bukurisë Miss Bota, ku u kurorëzua një vajzë nga Xhamajka.
Konkurrente nga 111 shtete, përfshirë Shqipërinë, morën pjesë në edicionin e 69 të këtij konkursi.
Fitueses Toni-Ann Singh iu dorëzua kurora nga Miss-i i vitit të kaluar, meksikania Vanessa Ponce de Leon.
“Për atë fëmijë të St. Thomas, në Xhamajka, dhe për të gjitha vajzat në të gjithë botën unë them: ju lutem, besoni në veten tuaj. Dijeni se ju jeni të denjë dhe të aftë për të përmbushur ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja, por e juaja”, ka shkruar në “Twitter”, e reja e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Florida, që të shtunën pushtoi publikun duke kënduar “I have nothing” nga Whitney Houston dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit britanik Piers Morgan, psikologia e shpallur fituese tha: “Unë mendoj se përfaqësoj diçka të veçantë, një brez të grave që veprojnë për të ndryshuar botën”.