Të ndjehesh mirë me veten, kjo po që ju bën më tërheqës për të tjerët. Dhe sa më shumë e doni veten, aq më pak e rëndë bëhet jeta dhe marrëdhëniet bëhen gjithnjë e më të lehta e spontane. Nuk e kaloni kohën me vramendje, mbi atë që mendojnë të tjerët për ju. Kur keni një qëndrueshmëri të brendshme thellë brenda vetes suaj, jeni në gjendje të përshtateni lehtësisht me ngritjet dhe uljet e pashmangshme që vijnë bashkë me të gjitha llojet e marrëdhënieve. Më poshtë janë pesë mënyra për t’u ndjerë më mirë për veten dhe për t’u bërë më tërheqëse për të tjerët:
- Mos e merrni veten shumë seriozisht.
Ju nuk duhet të jeni të përsosur për të pasur marrëdhënie të forta dhe dashuri në jetën tuaj. Në fakt, është e papërsosura që i bën njerëzit të ndjehen rehat. Eshtë një lloj intimiteti që merr kontrollin, një ndjenjë që mund të jeni të hapur me këtë person, sepse ata janë duke u hapur me ju. Natyrisht, është e rëndësishme të lidheni me njerëz mbështetës dhe jo toksikë. Në përgjithësi, shumicën e kohës, me shumicën e njerëzve, ndjenjat negative që të tjerët komunikojnë ose nënkuptojnë rreth jush, nuk janë fyerje ndaj karakterit tuaj. Mos i kushtoni vëmendje të tepërt perceptimeve të cekëta; lërini gjërat të“rrëshkasin”. Kur përballeni me kritika të vlefshme ose të pavlefshme, shikoni nëse mund të qeshni me veten, ose të bëni shaka. Në fund, nuk e caktojnë të tjerët se kush jeni ju, pavarësisht se çfarë thonë ata. - Bëni gjënë e duhur.
Nëse keni probleme me vetëbesimin, ka gjasa që të kërkoni miratimin e të tjerëve. Ju jeni fshehurazi në kërkim të lëvdatave, dhe një ndjenje përkatësie apo një ndjesie që po bëni “gjënë e duhur”. Kur e bëni këtë, nuk jeni duke menduar për pamjen e gjerë, sepse jeni shumë të përqendruar te vetja. Kërkimi i vlefshmërisë tuaj tek të tjerët, nuk do ta sjellë domosdoshmërisht atë; në fakt, pasiguria juaj mund t’i largojë njerëzit, shkruan Bota.al. Në vend të kësaj, bëni gjënë e duhur për veten tuaj, për të tjerët, dhe për shoqërinë në përgjithësi. Jini bujarë me njerëzit në jetën tuaj dhe për ata që kanë më pak: Dëgjoni, mbështetni dhe ofroni vëmendjen tuaj. Eshtë kjo që ju jep vlerë. - Jetoni për veten tuaj.
Njerëzit të cilët kanë një ndjenjë qëllimi dhe të kuptuari janë bindës, sepse ata projektojnë forcë. Duke u ndalur në mënyrën se si të tjerët mund t’ju gjykojnë, ju humbni kohën e çmuar, që mund ta shpenzoni për të marrë atë që dëshironi nga jeta. Bëjini vetes këto pyetje: Çfarë më sjell lumturi? Çfarë do të dëshiroja të bëja në këtë jetë? Çfarë më sjell një ndjenjë mirëqenieje dhe kënaqësie? Dhe pastaj heshtni zërin e dyshimit në kokën tuaj – mendoni zgjedhjet tuaja dhe filloni të jetoni për veten tuaj. - Zgjidhni të jeni të lumtur
Nëse jeni të lumtur, të tjerët e ndjejnë atë dhe ndjehen të qetë në praninë tuaj. Një mënyrë për të zgjedhur lumturinë është të zhvilloni vetëdijen për kritikun tuaj të brendshëm – atë zë në kokën tuaj që komenton dhe gjykon. Nëse i jepeni kritikut tuaj të brendshëm, kjo është si të hidheni nga një shkëmb drejt asgjësë – këtu është kritiku yt i brendshëm që do t’ju kapë, nëse e lejoni. Është përgjegjësia juaj të dini, se kur kritiku yt juaj i brendshëm kthehet nga ju, dhe ju i thoni “jo!” Shpërqëndrohuni me stërvitje, lexim, punë, duke ndihmuar të tjerët, ose duke bërë punë krijuese. Bëni gjithçka që ju duhet, por “fikeni” kritikun sapo ia dëgjoni zërin. Zgjidhni lumturinë. - Kujdesuni për veten
Njerëzit që kujdesen për veten janë më tërheqës, sepse ata rrezatojnë disiplinë vetiake. Të jesh nën kontroll të vetvetes, do të thotë që të tjerët nuk ju përjetojnë si një barrë për të cilën do të duhet të kujdesen. Hani ushqim me vlera, stërvituni rregullisht, dhe kujdesuni për shëndetin emocional. Këto duhet të jenë patjetër pjesë e rutinës tuaj.
Jill Weber, Ph.D. është psikolog me aktivitet në Uashington, dhe autor i librit: “Ndërtimi i vetëvlerësimit, 5 hapa: Si të ndiheni mirë sa duhet”.