Gratë e ndryshojnë shpesh stilin e flokëve, pa e vrarë mendjen se si do të perceptohet ai, mjafton të ndryshojnë pamje. Megjithatë të gjitha e kemi një gjatësi që na karakterizojmë më së shumti.
Pavarësisht sa shumë eksperimentojmë, përsëri tentojmë të shkojmë drejt asaj gjatësie.
Por për psikologët ky është një tregues i ndryshimeve të brendshme tek gratë. Por si?
Flokët e shkurtër
Gratë me flokë të shkurtër kanë një zemër rinore. Ato e dominojnë rrethin e tyre të njerëzve me personalitetin rinor dhe natyrën e gjallë. Janë këmbëshpejta dhe lidere të lindura, frymëzojnë dhe promovojnë ndryshim kudo që shkojnë. Me personalitetin e tyre reaktiv, i përshtaten mirë çdo situate dhe janë gjithmonë plot energji.
Flokë që mbulojnë veshët, por nuk i arrijnë shpatullat
Ky është modeli i flokëve të një zonje të vërtetë. Ajo është e rafinuar, e sjellshme, e përkujdesur dhe viziton ëndrrat e çdo mashkulli. Megjithatë meshkujt nuk duhet ta gënjejnë veten se mund ta joshin. Kjo grua rrallë i nënshtrohet ndikimi apo sharmit të dikujt. Thellë brenda vetes ajo e di se çfarë kërkon dhe e arrin atë gjë. E çmendur dhe ambicioze, bota është strofka e saj.
Flokët deri tek shpatullat ose deri pak poshtë shpatullave
Këto gra janë shumë praktike dhe shumë karizmatike në të njëjtën kohë. Ashtu si një kameleon, ato mund të përshtaten dhe të zhvendosen nga një situatë dinamike drejt një situate relaksuese dhe rastësore pa pikën e sforcimit. Kanë energji të forta që tërheqin njerëzit si magnet dhe nuk u mungojnë kurrë miqtë.
Flokët e gjatë
Shumë njerëz besojnë se fuqia e njerëzve qëndron tek flokët e tyre. Prandaj shpesh themi se gratë me flokë të gjatë janë ‘si shtriga’ që e përqëndrojnë gjithë fuqinë kozmike në flokët e tyre të gjata të valëzuara (ose të drejta). Në rastin e tyre intuita është shumë e mprehtë, prandaj duhet t’i besojnë pak më shumë.