Kryesore Publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka (Video +18)

Publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka (Video +18)

Këto janë momentet e fundit të jetës së 29-vjeçarit Jurgen Duka (Mëziri), i cili u vra brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë gjatë mesnatës.

Në pamjet e publikuara duket Jurgen Duka i shoqëruar nga shoku i tij para kasës për të paguar. Aty janë edhe 3 persona të tjerë, të cilët besohet se kanë qenë klientë të rastësishëm. Në pamje shfaqet edhe autori i dyshuar.

Mes këtij të fundit dhe Jurgen Dukës nisi një debat verbal se kush do të paguante i pari.

Dyshohet se 29-vjeçari Duka ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Më pas mes tyre ndodh përplasje fizikë, ndërsa personat e tjerë të pranishëm mundohen të qetësojnë situatën dhe të shuajnë sherrin.

Por në një moment, autori i dyshuar që mban në trup një çantë, nxjerr prej saj një armë zjarri dhe qëllon në drejtim të Jurgen Dukës. Ky i fundit rrëzohet në tokë. 29-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve.

Ndërsa autori i dyshuar dhe personat e tjerë të pranishëm largohen me vrap. Brenda marketit mbetet vetëm Jurgen Duka i shtrirë përtokë dhe shitësi i dyqanit. E gjitha ngjarja është filmuar nga kamerat e brendshme të sigurisë.

Shoku i viktimës u mor në pyetje nga policia dhe sqaroi rrethanat e ngjarjes. Policia nuk ka mundur ende ta identifikojë autorin.