Extra Publikohen pamjet rrëqethëse të grabitjes së Kim Kardashian

Publikohen pamjet rrëqethëse të grabitjes së Kim Kardashian

Ditën e sotme, mediat franceze kanë publikuar pamjet e para nga skena e krimit në hotelin e njohur “No Address Hotel”, ku Kim Kardashian u grabit.

Në pamjet e publikuara shfaqet shtrati i dhomës, tualeti ku ajo u mbajt e lidhur dhe litarët plastikë.

Autorët e krimit i morën asaj një sasi bizhuterish që kapnin vlerën e 4 milionë dollarëve. Kim u mbajt peng më 3 tetor të vitit të kaluar në Francë, ku po ndiqte Paris Fashion Week me motrat dhe miqtë e saj.