Puma është një nga markat më të njohura në botë për sa i përket veshjeve sportive. Ditët e fundit gjigandi gjerman ka zbuluar koleksioni e tij të ri, i cili vjen si një surprizë shumë e bukur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për koleksionin Puma Flutur. Një zgjedhje jo rastësore, nga momenti që koleksioni, që brenda saj ka asortiment veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh të ndryshëm, si simbol të saj do të ketë pikërisht insektin shumëngjyrësh.
Faqja zyrtare e Puma, ku zyrtarizohet koleksioni Flutur
Po pse Puma ka përzgjedhur pikërisht fjalën shqiptare? Me siguri, si sugjerim i Dua Lipës, yllit që po shndrin në skenat botërore të muzikës pop, që do të jetë edhe imazhi zyrtar i këtij koleksioni.
Këngëtarja ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar fotografi të ndryshme e veshur me koleksionin e ri, duke njoftuar se ai do të hidhet në treg më 18 dhjetor, diçka e pohuar edhe në faqen zyrtare të Puma.
Është hera e parë që një markë kaq e njohur përdor për koleksionin e tij një emër shqiptar, tjetër dëshmi që një nga objektivat e Dua Lipës krahas muzikës, mbetet promovimi i vendlindjes së saj.