Aktualitet Punimet për Unazën e Madhe, ARRSH: Do të vendosim trarët për mbikalimin...

Punimet për Unazën e Madhe, ARRSH: Do të vendosim trarët për mbikalimin e Shkozës, ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook se në kuadër të punimeve për projektin e Unazës së Madhe do të bëhet montimi i trarëve në mbikalimin e Shkozës dhe devijimi i trafikut.

Nga data 6 Mars deri më 12 Mars, sipas ARRSH-së trafiku që nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti” si dhe trafiku nga Farka në drejtim të Tiranës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

“Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi. Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

-Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

-Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës.

-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet në njoftim.