Sport “Punoja në ndërtim dhe ngarkoja arkat”, parabola e Federico Gattit që tani...

“Punoja në ndërtim dhe ngarkoja arkat”, parabola e Federico Gattit që tani është kthyer në simbolin e Juventusit

Kundër Napolit erdhi goli i pestë në 40 paraqitjet e para me Juventus për Federico Gatti.

Qendërmbrojtësi flet për rrugëtimin e pabesueshëm që ndërmori për të arritur në këto nivele: “Kam ngarkuar kuti me fruta dhe perime në treg, kam qenë montues dritaresh dhe gjithashtu murator. Punoja në çati, objektivi tani është të fitoj kombëtaren për në verë dhe të fitoj diçka me Juventus”.

Mbrojtësi e filloi duke bërë “gavetën” në xhiro rreth gjysmës së Piemontes, duke kaluar gjithashtu edhe nga ekipet e të rinjve të Torinos. Më pas, Gatti provoi fatin mes Pavarolo, Saluzzo, Verbania dhe Pro Patria. Pika e kthesës ishte në vitin 2021 me thirrjen nga Frosinone dhe arritjen e promovimit me Çoçarët. Një vit më pas erdhi bashkimi me bardhezinjtë.

“Të premten prindërit e mi ishin në stadium me të dashurën time – tha mbrojtësi bardhezi për RAI –. E ata ishin shumë të lumtur. Emocioni ishte pothuajse më i madh për ta sesa për mua”.

Gatti e nisi ndoshta edhe me pasiguri, por Juventus besoi gjithnjë te ai, Allegri mbi të gjithë. E tani, mbrojtësi është bërë një nga pikat e forta të bardhezinjve. Jo vetëm në mbrojtje, por edhe zonën-gol.