Aktualitet Punonin në fermën e kanabisit me vlerë 500 mijë paund, në pranga...

Punonin në fermën e kanabisit me vlerë 500 mijë paund, në pranga tre  shqiptarët në Angli

Autoritetet angleze kanë vënë në pranga tre shtetas shqiptarë, pasi ishin rekrutuar nga një bandë për të punuar në një fermë kanabisi me bimë me vlerë 500 000 paund.

Ismail Celiku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani, mësohet se kanë hyrë ilegalisht me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin për të punuar si kopshtarë . Por ëndrra mbaroi kur ata u kërcënuan nga bashkatdhetarët dhe u detyruan të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit në Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të kanabisit.

Celiku, 26 vjeç, Plaku, 27 vjeç dhe Stani, 36-vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën objektin në Rrugën Stoke. Prokurori James Baird i tha Gjykatës së Sheffield Croën se secili po paguhej nga 150 deri në 200 £ në javë.

Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar. Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144,000 dhe 535,000 paund u gjetën në ndërtesë.